Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Duke folur në një ceremoni në Vushtrri, me rastin e ditës së Shërbimit policor të Kosovës, zyrtari i lartë i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Jean Cristian Cady u shpreh pozitivisht për punën e këtij shërbimi. Ai pastaj tha se policisë vendëse do ti jepen më shumë përgjegjësi. Kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova tha se ka vendosur që Shërbimin policor të Kosovës ta dekoroj me medaljen e sigurisë. Koloneli Sheremet Ahmeti tha se në kuadër të Shërbimit policor të Kosovës duhet të formohet njësiti i zbulimit. Shërbimi policior i Kosovës, që është formuar më 6 shtator të vitit 1999, ka afro 6 mijë pjesëtarë.
XS
SM
MD
LG