Ndërlidhjet

MOSKË


Mbleshja e sotme e qeverisë së Rusisë filloi me një minutë heshtje për viktimat e krizës me të rrëmyerit në Beslan. Me këtë rast presidenti Putin tha:
-Në zemrat dhe shpirtrat tonë ne të gjithë sot jemi në Beslan, në Osetinë Veriore.

Por, siç transmeton agjencia FP, shtypi i sotëm i Moskës ka akuzuar presidentin Putin dhe qeverinë e tij se kanë dështuar ta pranojnë pjesën e tyre të përgjegjësisë lidhur me krizën e të rrëmbyerve në Beslan. Fajësimi i terrorizmin ndërkombëtar për zhvillimet e këtilla, siç ka vepruar Kremlini, "u lejon të gjitha qeverive në mbarë botën që të mos e marrin pjesën e tyre të përgjegjësive për vrasjen e shtetasve të tyre", ka shkruar e përditshmja Komersant.
XS
SM
MD
LG