Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian sot ka këmbëngulë se se incidenti diplomatik lidhur me menagjimin e krizës me personat e rrëmbyer në shkollën në Beslan, në Rusinë Jugore, ishte i bazuar në keqkuptim dhe ka shprehur solidaritet të plotë me Moskën në luftën kundër terrorizmit. Gjatë fundjavës, Rusia kritikoi presidencën holandeze të Bashkimit Evropian, duke e akuzuar atë për "blasfemi" pas komenteve të dyshuara se Moska do të duhej të shpjegonte ndërhyrjen e përgjakshme në shkollë. Zëdhënësja e BE-së, Emma Udwin ka thënë se deklaratat "nuk e kishin kuptimin e kritikës për autoritetet ruse". Ajo ka shtuar se "është kuptuar situata e vështirë me të cilën ballafaqoheshin" autoritetet ruse.
XS
SM
MD
LG