Ndërlidhjet

logo-print

BESLAN, RUSI


Sot në Rusi mbretëroi ditë zie për viktimat e krizës së përgjakshme që e goditi shkollën në qytetin Beslan në Osetinë Veriore, me ç'rast u vranë së paku 338 persona, prej tyre 155 fëmijë, ndërsa janë plagosur 377 persona. Konsiderohet se ka edhe të zhdukur. Këto të dhëna janë kumtuar nga autoritetet. Sot shumë familje në Beslan i varrosën më të dashurit e tyre. Drama e përgjakshme u zhvillua të premten kur forcat speciale ruse të sigurisë ndërhynë për ti shpëtuar shumë nxënës, prindër e arsimtarë, që mbaheshin peng nga një grup i dyshuar çeçenë.
XS
SM
MD
LG