Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


“Statusi duhet të shkojë paralelisht me standartet. Përcaktimi i tij qetëson rajonin dhe izolon ekstremistët nga të dy krahët si dhe do të ndihmojë ndjeshëm në rritjen e sigurisë dhe stabilitetin e rajonit. “ tha presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu në takimin me kryeadministratorin e OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen.
Sipas tij, zgjedhjet parlamentare të 23 tetorit, do të jenë një test për të ardhmen e Kosovës.
"Shqipëria është për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës dhe se stabiliteti i Kosovës do të thotë stabilitet për rajonin" tha presidenti shqipëtar duke shtuar se mbështet procesin e kalimit të kompetencave pushtetit vendor në Kosovë, si një rrugë drejt përmbushjes së standarteve.
Petersen, është takuar edhe me kryeministrin Fatos Nano dhe me ministrin e Jashtëm Kastriot Islami.
XS
SM
MD
LG