Ndërlidhjet

MOSKË


Protesta masive kundër terrorizmit, janë paraparë të mbahen sot në Moskë, pas sulmeve të fundit në këtë vend. Organizatorët kanë thënë se pritet pjesëmarrja e qindra mijëra njerëzve në protestën që mbahet pas vrasjes së më shumë se 330 vetave të premtën e kaluar në shkollën në Beslan. Ndërkohë presidenti rus Vlladimir Putin e ka hedhur poshtë mundësinë e mbajtjes së hetimeve publike, duke thënë se do të bëhen hetime të brendshme lidhur me rrethimin e shkollës në Beslan.
Në zhvillime të tjera, përfaqësues të vendeve të NATO-së dhe të Rusisë do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar rrethimin e kësaj shkolle.
XS
SM
MD
LG