Ndërlidhjet

GAZA


Në sulmet e mbrëmshme ajrore të forcave izraelite në Gaza janë vrarë së paku 14 palestinezë ndërkaq më shumë se 40 janë plagosur. "Janë ndërmarrë aksione ndaj disa palestinezëve, anëtarë të grupit militant Hamas, me qëllim të mbrojtjes së Izraelit nga sulmet e mundshme", ka thënë Raanan Gissin, këshilltar i kryeministrit izraelit Ariel Sharon.
"14 terroristët e vrarë gjatë sulmeve ajrore, ishin persona të armatosur që i takonin grupit militant Hamas. Ata janë sulmuar përderisa po kryenin trajnime për sulmet e ardhshme ndaj Izraelit", tha Gissin.
Kryeministri palestinez Ahmed Kurei i ka cilësuar sulmet si krime të papranueshme.
XS
SM
MD
LG