Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, Soren Jessen Petersen në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, vlerësoi si shumë të mira bisedat e zhvilluara me presidentin, kryeministrin dhe ministrin e jashtëm. "Duam një Kosovë që të marrë gjithnjë e më shumë përgjegjësi dhe të jap llogari për mënyrën se si e realizon këtë përgjegjësi", tha Petersen.
Ai më tej e vuri theksin tek bashkëjetesa e minoriteteve, duke thënë se "na duhet një kosovë multietnike, një kosovë që të respektohet dhe të jetë anëtare e respektueshme e vendeve të rajonit të dhe vendeve të ballkanit perëndimor. Me një status të qartë, me qartësinë që Kosova e stabilizuar mund të ndihmojë në stabilizimin e të gjithë rajonit.
Edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë Kastriot Islami vlerësoi bisedimet e sotme në Tiranë që Petersen zhvilloi duke thënë se mbështetja e Shqipërisë ndaj UNMIK do të jetë maksimale.
XS
SM
MD
LG