Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian e sheh si pengesë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit suksesin e referendumit për organizimin e ri territorial të vendit. Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës së zëvendës kryeministrit të Maqedonisë Musa Xhaferi, i cili në Bruksel është takuar me përfaqësues të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian Javier Solana, ndërsa ka patur takime edhe me zyrtarë të komisionit Evropian dhe me deputetë të Parlamentit Evropian.
"Dështimi i marrëveshjes së re për ndarjen e re administrative, është dështim i një prej pjesëve thelbësore të Marrëveshjes së Ohrit që ka të bëjë me decentralizimin e si rrjedhim edhe një pengesë e madhe e Maqedonisë në rrugën drejtë BE-së", u tha në deklaratën për shtyp të zyrës së Javier Solanës.
XS
SM
MD
LG