Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka thënë sot në Prishtinë, se pret që UNMIK-u të bartë një pjesë të përgjegjësive në fushën e ekonomisë te institucionet e Kosovës, kurse gradualisht edhe në fushën e sigurisë.Këto komente, Rugova i bëri pas takimit njohës me
shefin e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Gergio Mamberto. Nga ana e tij, Mamberto tha se hapja e kësaj zyreje tregon përkushtimin evropian për Kosovën, duke pasur parasysh rolin në rritje të mekanizmave të Bashkimit Evropian në Kosovë. Hapja e zyrës së Komisionit Evropian, e ka pasuar hapjen e kahershme të zyrave tjera siq janë ajo e Bashkimit Evropian dhe Agjencionit Evropian për Rindërtim, çka sipas Rugovës dhe Mambertos, paraqet përkushtimin afatgjatë të BE-së në Kosovë.
XS
SM
MD
LG