Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Aeroplanët luftarakë të Shteteve të Bashkuara kanë sulmuar caqe në qytetin Falluxha të Irakut, në të cilat dyshohet se fshihen militantët. Dëshmitarët kanë thënë se janë dëgjuar shpërthime të fuqishme sot në mëngjes dhe më vonë gjatë ditës. Nuk ka të dhëna zyrtare për viktima eventuale, por burime spitalore lokale kanë thënë se së paku dy persona janë vrarë. Raportohet se ka edhe të plagosur.
XS
SM
MD
LG