Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD/UASHINGTON


Dy ushtarë amerikanë janë vrarë sot në dy sulme me bomba në Irak, ka kumtuar ushtria amerikane. Agjencia Reuters informon se prej prej fillimit të luftës në Irak, janë vrarë së paku 1003 ushtarë të Shteteve të Bashkura. Duke komentuar këto të dhëna, kandidati demokrat për president, John Kerry sot në Sinsinati të Ohajos, tha:
- Dje ne arritëm një kufi tragjik: më tepër se 1 mijë djemë e vajza të Amerikës e dhanë jetën e tyre në shërbim të vendit…Ata kurrë nuk do të kthehen në shtëpi për ta jetuar jetën që e ëndërruan.

Në këtë temë, presidenti Bush foli para gazetarëve në Uashington:
- Në fund të fundit ne do të mbizotërojmë pasi liria i ndryshon vendet dhe veset e njerëzve. Liria promovon paqë dhe për këtë arsye ne nderojmë sakrificën e burrave dhe grave në uniformë. Ne shprehim keqardhje për çdo jetë të humbur. Ne do ti nderojmë ata duke e kompletuar misionin.
XS
SM
MD
LG