Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale amerikane, zëvendës presidenti, Dick Cheney mbrëmë vonë ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të rrezikohen nga ndonjë sulm tjetër terrorist nëse votuesit më 2 nëntor bëjnë "zgjedhje të gabuar". Në këtë aspekt, zoti Cheney tha:

-Është absolutisht esenciale se pas tetë javësh, pra më 2 nëntor, ne të bëjmë zgjedhje të drejtë, pasi nëse ne bëjmë zgjedhje të gabuar, atëherë rreziku është se ne përsëri do të goditemi në mënyrë shkatërruese për Shtetet e Bashkuara.

Kandidati demokrat për zëvendës president, John Edwards duke u përgjigjur në këto komente tha se "taktika e frikës e Dick Cheney e ka kaluar vijën" e lejuar. Me këtë rast, zoti Edwards tha:

-Kjo tregon edhe një herë se ata do të bëjnë çdo gjë dhe do të thonë çdo gjë për ti mbajtur postet e tyre. Mbrojtja e popullit amerikan nga sulmet terroriste nuk është çështje e republikanëve dhe e demokratëve, por është çështje e Amerikës. Këtë do të duhej ta dinin George Bush dhe Dick Cheney.
XS
SM
MD
LG