Ndërlidhjet

XHAKARTË


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambasadën australiane në Xhakartë duke lënë së paku katër të vrarë ndërkaq afër 100 të plagosur. Ministri i Jashtëm australian Aleksander Downer e ka cilësuar këtë akt si sulm terrorist ndaj Australisë. Ndërkaq, kryeministri i Australisë John Howard bëri të ditur se askush nga punonjësit e ambasadës nuk është lënduar.
"Është një grup punëtorësh vendorë në ambasadë që nuk i kemi llogaritur ende. Do të ishte mirë sikur ata të mos kenë qenë në ndërtesë në kohën e shpërthimit. Megjithatë nga ky shpërthim janë shkakëtuar edhe dëme të konsiderusheme", tha kryeministri Hauard.
Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG