Ndërlidhjet

TIRANË


"Shqipëria duhej të kishte bërë më shumë për Kosovën që ta ndihmonte në qëllimin e saj për të arritur pavarësinë", i tha pretendenti i fronit mbretëror Leka Zogu, presidentit të Kosovës Rugova.
Sipas pretendetit të fronit mbretëror në rast se Shqipëria do të ishte në një pozitë më të fortë, do të ishte më e mundur që ajo të ndihmonte Kosovën.
Të njëjtën gjë mbështeti edhe kryetari i partise demokratike Sali Berisha, i cili pas takimit me presidentin Rugova tha se ndihma më e madhë që Shqipëria mund t’i ofrojë Kosovës është që të kontribuojë në zbatimin e standarteve, të mos eksportojë krim, por të luftojë kundër krimit të organizuar, të ndërpresë trafikun e drogës dhe t’u përbahet ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare
Sali Berisha tha se Partia Demokratike e mbështet qeverinë e Kosovës për një shtet të lirë dhe të pavaruar, dhe se përshëndet progresin në lirinë dhe të drejtat e minoriteteteve atje. Lidhur me minoritetet, Berisha tha se ata më shumë ruajnë psikologjinë e nacionalitetit dominues dhe përkujdeset më shumë për politikën e Beogradit sesa për interesat e tyre.
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, e vlerësoi mbështetjen e partisë demokratike dhe të shtetit shqiptar në përgjithësi.
Në universitetin “Nënë Tereza” presidentit Rugova, në takimin me akademikët iu dha edhe titulli “ Honoris Causa".
XS
SM
MD
LG