Ndërlidhjet

JAKARTA


Të paktën 8 veta u vranë dhe rreth 100 u plagosën nga shpërthimi i një automjeti bombë pranë ambasadës së Australisë në Jakarta.
Në mesin e të vrarëve janë tre policë, nuk ka të huaj, ndërsa nga ambasada nuk ka të lënduar.
Ministri i Jashtëm i Australisë Alexander Downer e përshkroi ngjarjen si sulm të mundshëm terrorist kundër Australisë.
"Nuk e dijmë kush ishte përgjegjës për shpërthimin. Do të na duhet kohë, por natyrisht, dyshojmë te Jemmah Islamiya", tha Downer.
Reagimi erdhi edhe nga presidentja e Indonezisë, Magawati Sukarnoputri.
"E dënojmë këtë akt që shkaktoi shumë dëme. I bëj thirrje popullit të Indonezisë të bashkohet në luftën kundër terrorizmit", tha Sukarnoputri.
Javët e kaluara, ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Australisë morën disa paralajmërime për sulme të mundshme nga militantët islamikë të Indonezisë.
XS
SM
MD
LG