Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se në rajonin perëndimor të Sudanit po ushtrohet gjenocid.
Powell i tha Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë se qeveria e Sudanit ka obligim ta zgjidhë krizën, e cila i nxorri mbi 1 milionë njerëz nga shtëpitë e tyre, dhe rezultoi me vdekjen e dhjetëra mijë afrikanëve zezakë.
"Qeveria e Sudanit e mban përgjegjësinë më të madhe për katastrofën, ndërsa kryengritësit nuk e kanë respektuar armëpushimin", tha Powell.
Qeveria e Sudanit e ka hedhur poshtë raportin e Kombeve të Bashkuara se në Darfur kanë vdekur rreth 50 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG