Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Në përpjekje për ta rivendosur kontrollin në Fallujah, aeroplanët luftarakë amerikanë i kanë bombarduar pozitat e kryengritësve në këtë qytet irakien, prej ku njoftohet për një të vrarë.
Në Najaf, rreth 1 mijë protestues kërkuan largimin e klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr dhe ithtarëve të tij.
Forcat amerikane dhe trupat irakiene gjithashtu i vazhduan operacionet kundër kryengritësve në Tal Afar, pranë kufirit me Sirinë dhe në Samarra, në veri të Bagdadit.
Ndërkohë, një grup militant mbështetës i Al-Kaidës i i dha Italisë 24 orë t'i lirojë myslimanet e burgosura në Irak, në shkëmbim të informatave për lirimin e dy shtetasve italianë.
XS
SM
MD
LG