Ndërlidhjet

SEUL


Ministri i Jashtëm i Sudanit i hodhi poshtë akuzat amerikane se në rajonin e Darfurit ushtrohet gjenocid.
Gjatë një vizite në Korenë e Jugut, ministri Osman Ismail, tha se qeveria e Sudanit beson që akuzat e sekretarit amerikan të shtetit Colin Powell synonin të tërheqin vëmendjen nga të vrarët e shumtë në Irak.
"Ose zgjedhjet ose gjendja e përkeqësuar në Irak janë arsyet që administrata dëshiron ta tërheqë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare në çështje tjera", tha Ismail.
Powell dje u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara t'i japin fund dhunës së milicive pro-arabe kundër afrikanëve zezakë në Sudan.
Kombet e Bashkuara thonë se dhuna në Darfur ka shkaktuar 50 mijë viktima, ndërsa mbi një milion njerëz i kanë braktisur shtëpitë.
XS
SM
MD
LG