Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një bombë e pashpërthyer 250 kilogramëshe, e zbuluar në afërsi të Mitrovicës, ka bërë të evakuohen zyrat e UNMIK-ut, deklaroi zëdhënësi i misionit.
Georgy Kakuk tha se bomba besohet të jetë nga konfliktet e viteve të 90-ta, apo ndoshta edhe nga Lufta e Dytë Botërore.
Ai tha se paqëruajtësit e NATO-s e kanë rrethuar zonën dhe përpiqen ta asgjësojnë bombën.
"Nuk bëhet fjalë për kurrfarë kërcënimi terrorist. Është vetëm një bombë e vjetër", tha Kakuk.
XS
SM
MD
LG