Ndërlidhjet

KABUL


Në tre vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ushtria e Shteteve të Bashkuara deklaroi se mbështjetja për regjimin e përmbysur Taliban është zbehur.
Scott Nelson, major i ushtrisë amerikane, theksoi se negociatat ndërmjet qeverisë afgane dhe disa udhëheqësve taliban për armëpushim janë duke vazhduar. Nga ana tjetër, komandanti i forcave amerikane, gjenerali Eric Olson tha se udhëheqës të Al-Qaidës ende janë duke i udhëhequr sulmet në Afganistan. Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar rrjetin terrorist të Al-Qaidës për sulmet e 11 shtatorit.
XS
SM
MD
LG