Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Luftimet e rënda mëngjesin e sotëm në Bagdad kanë lënë të paktën 5 të vrarë, ndërsa shpërthimi i një automjeti bombë ka vrarë 3 të tjerë, përfshirë një zyrtar të ministrisë së brendshme.
Zyrtarët nga ministria e Shëndetësisë e Irakut konfirmuan se 5 njerëz janë vrarë në qendër të Bagdadit. Dëshmitarët okularë thanë se helikopterët luftarakë amerikanë e goditën zonën, pasi një turrmë e zemëruar kishte rrethuar një tank amerikan, i cili po digjej.
Po sot, një automjet bombë ka shpërthyer në autostradën në perëndim të Bagdadit, duke vrarë dy oficerë të policisë dhe një djalosh 12-vjeçar.
Njëri nga zyrtarët e vrarë është koloneli Alaa Bashir nga ministria e Brendshme.
Ndërkohë, një gazetare turke e rrëmbyer në Irak raportohet se është liruar në qytetin verior Mosul, kurse ende nuk dihet asgjë për fatin e dy punëtoreve humanitare italiane të rrëmbyera.
Afati që e dhanë rrëmbyesit ka kaluar, por ministria e Jashtme e Italisë ka ripërsëritur se nuk do t'i plotësojë kërkesat e rrëmbyesve për largimin e trupave italiane nga Iraku.
XS
SM
MD
LG