Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 13 njerëz janë vrarë dhe 45 janë plagosur në përleshjet e sotme ndërmjet forcave amerikane dhe kryengritësve irakienë në Bagdad.
Në mesin e të vrarëve është edhe një gazetar palestinez, që raportonte për televizionin Al-Arabia.
Luftime raportohen edhe nga qyteti Ramadi, ku policia irakiene dhe forcat amerikane kanë ndërmarrë sulme ajrore kundër kryengritësve, duke vrarë të paktën 10 njerëz.
Një automjet bombë shpërtheu në autostradën në perëndim të Bagdadit, duke vrarë dy oficerë të policisë dhe një djalosh 12-vjeçar.
Një shpërthim tjetër ndodhi para burgut Abu Ghraib, me ç'rast tre persona u plagosën.
Nga qyteti Kirkuk njoftohet për 5 të plagosur në dy sulme të ndara të kryengritësve në fushat e naftës.
XS
SM
MD
LG