Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Një zyrtar i lartë i Rusisë ka bërë thirrje për hartimin e një ligji të ri ndërkombëtar, i cili do ta lejonte Rusinë ta luftojë terrorizmin kudo dhe kurdoherë.
Vladimir Vasilyev, kryesues i komitetit të Dumas për Sigurinë, i bëri këto komente në konferencën mbi terrorizmin ndërkombëtar, që mbahet në Izrael.
Komentet vijuan pasi presidenti rus Vladimir Putin i shkarkoi ministrin e brendshëm të Osetisë Veriore Kazbeck Dzantiev dhe kreun rajonal të shërbimit rus të sigurisë, Valery Andreyev.
Në Beslan e humbën jetën të paktën 330 pengj, gjysma e tyre fëmijë, dhe 31 rrëmbyesit, ndërsa familjarët ende kërkojnë informata për rreth 100 persona që konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG