Ndërlidhjet

JERUSALEM/TEHERAN


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë afër arritjes së marrëveshjes që kërkon sanksione ndërkombëtare kundër Iranit, nëse ky vend nuk heqë dorë nga zhvillimi i armatimit bërthamor, ka thënë sot, nënsekretari amerikan i shtetit, John Bolton. Ai mëtutje ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për ta parandaluar Iranin në zhvillimin e armatimit bërthamor dhe ka sinjalizuar se Uashingtoni do të jetë i gatshëm për ta përdorë edhe forcën nëse dështojnë përpjekjet diplomatike. Këto komente zoti Bolton i bëri në Jerusalem para se të takohej me ministrin izraelit të punëve të jashtme. Në Teheran, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Hamid Reza Asefi ka thënë sot se Irani nuk do të tërhiqet nga aktivitetet e ndjeshme atomike por, ka theksuar se është i gatshëm që të paraqesë dëshmi se ambicjet bërthamore, në tërësi, kanë të bëjnë me qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG