Ndërlidhjet

TEHERAN


Garda Revolucionare e Iranit ka filluar sot manovra ushtarake afër kufirit me Irakun. Oficeri i lartë i gardës, Mohammed Bagher Zolqadr ka thënë se "në mënyrë të vazhdueshme Irani është ballafaquar me kërcënime nga forca të jashtme dhe fuqitë e mëdha". Mëtutje ai ka theksuar se "me këto manovra Irani po tregon vendosmërinë për ta mbrojtur vetveten". Agjencia AP mëtutje informon se Irani, është i shqetësuar lidhur me praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Irak dhe në Afganistan, vende këto që janë në kufi me Iranin.
XS
SM
MD
LG