Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Në mbledhjen e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore po diskutohet propozim rezoluta për programin atomik të Iranit, për të cilin Uashingtoni thotë se paraqet një mbulesë për zhvillimin e armatimit bërthamor. Këtë propozim rezolutë e kanë paraqitur Franca, Britania dhe Gjermania. Agjencitë e lajmeve informojnë se në këtë tekst nuk përfshihet kërkesa që me automatizëm do të mundësonte shqyrtimin e kësaj çështjeje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vënien eventuale të sanksioneve kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG