Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka kërkuar sot ndërrime rrënjësore politike që do të ndihmonin në luftimin e terrorizmit. Duke folur në një takim të përbashkët të qeverisë dhe të guvernatorëve të 89 rajoneve të Rusisë, zoti Putin tha se "lufta kundër terrorizmit do të duhej të ishte detyrë kombëtare".
Në këtë aspekt, zoti Putin tha:
-Lutimi i terrorit është detyrë e jona e përbashkët dhe parësore, prandaj arritja e këtij qëllimi varet nga efektiviteti i mobilizimit të shtetit dhe shoqërisë.

Këto komente presidenti rus i bëri pas tragjedisë në shkollën e Beslanit, ku u vranë më shumë se 320 persona. Por, disa kundërshtarë politikë e akuzuan zotin Putin se po e shfrytëzon këtë zhvillim tragjik për ta forcuar pozicionin e tij. Anëtari liberal i Parlamentit, Vlladimir Rizhkov tha se, thjeshtë, "Kremlini po e shfrytëzon momentin".
XS
SM
MD
LG