Ndërlidhjet

PRISHTINË


Serbët e Kosovës kanë kërkuar nga Beogradi që vendimin për pjesëmarrjen apo jo në zgjedhjet e 23 tetorit ta marrin së paku një muaj para zgjedhjeve, përndryshe do të jetë vështirë që njerëzit të binden për të dalë në zgjedhje, ndërsa përfaqësuesit serbë do të refuzojnë emërimet në institucionet e Kosovës, tha sot në Prishtinë, anëtari i kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga ky koalicion, Oliver Ivanoviq, pas një takimi me shefin e zyrës kanadeze në Prishtinë. Ivanoviq tha se serbët e Kosovës kanë qëndrimin e tyre lidhur me zgjedhjet, mirëpo qëndrimi i Beogradit zyrtar jo vetëm që vazhdon të jetë i rëndësishëm, por po fiton edhe më shumë peshë. "Me kalimin e kohës aq më shumë na obligon qëndrimi i Beogradit, pasi në momentin e fundit nuk mund të marrin ndonjë vendim të shpejtë dhe duhet të kemi përkrahjen e plotë të autoriteteve të Beogradit dhe të popullatës serbe në Kosovë, tha Ivanoviq.
Beogradi zyrtar deri më tash u ka bërë thirrje serbëve që të bojkotojnë zgjedhjet e 23 tetorit për Parlamentin e Kosovës, duke e kushtëzuar këtë me shqyrtimin e planit të qeverisë së Serbisë për decentralizimin në Kosovë.
XS
SM
MD
LG