Ndërlidhjet

BAGDAD


Të pakten 47 veta u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosen nga shpërthimi që ndodhi në një treg përplot njerëz afër stacionit të policisë në Bagdad.
Ministri i Brendshëm irakien, Falah al-Naqib për këtë sulm fajësoi grupet arabe.
"Këto akte kanë në shënjestër popullin irakien dhe shkatërrimin e Irakut. Këto forca brutale, që janë të lidhur me armiqtë e Irakut, bëjnë përpjekje ta pengojnë krijimin e forcave të rregullta irakiane. Por, falë vendosmërisë së popullit irakien, do t'i rindërtojmë forcat tona dhe do t'i eliminojmë të gjithë terroristët", tha Naqib.
Ndërkaq, në qytetin verior Bakuba, një person i armatosur ka shtënë drejt një automjeti të policisë, duke lënë të vrarë të paktën 11 policë.
XS
SM
MD
LG