Ndërlidhjet

PRISHTINË


“Asgjë më shumë sesa respektimi dhe promovimi i diversitetit gjuhësor nuk mund ta ofrojë Kosovën me struktuarat evropiane”, ka thënë sot shefi i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë, Paskal Fieski.
Misioni që ai e drejton ka organizuar një konferencë për të drejtën e gjuhëve të komuniteteve të Kosovës, në të cilën synohet rëndësia e përkrahjes së diversitetit të gjuhëve si mjet për avancimin e mirëkuptimit, tolerancës dhe integrimit në shoqëri.
Gërshetimi i gjuhëve dhe kulturave të ndryshme në Kosovë është një thesar, nga i cili Kosova mund të fitojë si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, ka vlerësuar shefi i OSBE-së, Paskal Fieski në hapje të konferencës.
Në Konferencësn dyditore “Gjuha simbol i paqes në Kosovë,” po marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha komunitetet në Kosovë si dhe ekspertë ndërkombëtarë.
Sigurimi i të drejtës së gjuhëve të komuniteteve të Kosovës kërkohet edhe nga Plani për Implementimin e Standardeve për Kosovën.
XS
SM
MD
LG