Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell ka shprehur shqetësim lidhur me ndryshimet e fundit politike në Rusi të propozuara nga presidenti Vladimir Putin.
Putin dje bëri thirrje për krijimin e një qendre të fuqishme anti-terror dhe përforcimin e pushtetit qëndror, pas sulmeve të fundit terroriste në Rusi, por Pauell tha se tha se këto propozime do t'i kthejnë prapa proceset demokratike në Rusi.
"Në fakt ky është kthim mbrapa nga disa reforma demokratike të cilat i pamë në të kaluarën. Prandaj ne kemi shqetësime dhe këto do të dëshironim ti diskutojmë me rusët", tha Pauell.
Shqetësime të ngjashme në Bruksel shprehu edhe Ema Udvin, zëdhënëse e Komesarit për Politike të Jashtme Kris Paten.
"Të gjithë ne që përballemi me sfidën e goditjes së terrorizmit, në të njejtën kohë duhet të rrespektojmë demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Kjo sfidë është gjithkund dhe këtë presidenti Putin duhet ta ketë parasysh kur i bënë ndryshimet", tha Udvin.
Në Moskë, ministri rus i Financave Aleksei Kudrin tha se janë ndarë 5.4 miliard dollarë fonde shtesë për agjencitë ruse të sigurisë.
Ndërkohë në mbarë Evropën me një minut heshtje dhe manifestime të ndryshme janë përkujtuar viktimat e Beslanit.
XS
SM
MD
LG