Ndërlidhjet

MOSKË


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen – Petersen, e ka përshëndetur faktin se Rusia do ta ketë misionin e saj në Prishtinë. Këto komente zoti Petersen i bëri mbrëmë para reporterëve në Moskë, pas takimit që kishte pasur me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov. Rusia është anëtari i vetëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që nuk ka mision të përhershëm në Kosovë. Kryeadministratori Jessen-Petersen mëtutje e kishte vlerësuar si shumë të rëndësishëm faktin se zoti Lavrov e kishte përkrahur atë dhe kishte theksuar se Moska po luan një rol shumë të rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjes për çështjen e Kosovës, pasi siç dihet, Rusia është anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit dhe i Grupit të Kontaktit. Zoti Jessen-Petersen ka ftuar për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për përfshirjen e vendeve fqinje në këtë dialog. Një dialog i tillë do të mund të çonte te një marrëveshje ndërkombëtare që do të sillte zgjidhje përfundimtare për çështjen e Kosovës, informon agjencia Interfax.
XS
SM
MD
LG