Ndërlidhjet

logo-print

STRASBURG


Bashkimi Evropian iu bashkangjit sot disa shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara lidhur me planet e presidentit të zusisë, Putin për ta luftuar terrorizmin, duke thënë se përgjigjja ndaj kësaj lufte nuk është shtimi i autoritetetit të Kremlinit në dëm të demokracisë. Ministri i jashtëm i Holandës, Bernard Bot, në fjalimin në Parlamentin Evropian, pos tjerash, tha se "në luftën e përbashkët kundër terrorizmit duhet të mbahen normat dhe vlerat të cilat terrorizmi synon ti shkatërroj". Në këtë temë foli edhe komisionari për punë të jashtme i Bashkimit Evropian, Chris Patten:
-Të drejtat e njeriut janë çështje supreme dhe duhet të respektohen. Lufta kundër terrorizmit nuk i arsyeton shkeljet e të drejtave të njeriut.

Dje në një intervistë për agjencinë Reuters, sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell tha se disa ndërrime të planifikuara të presidentit rus, Vlladimir Putin, paraqesin "kthim prapa në disa nga reformat demokratike".
XS
SM
MD
LG