Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Sot rreth orës 8.30, një aeroplan ushtarak MIG 19, i nisur nga aeroporti i Rinasit drejt një poligoni në Kavajë, si pasojë e një defekti teknik në manovrim, ra duke shpërthyer në ajër së bashku me 41 predhat që i mbarte në bord.
Si pasojë e këtij incidenti ajror, mbeti i vdekur piloti Jani Tarifa, 46 vjeç.
Ministri i Transportit Spartak Poçi ka deklaruar se aeroplani i prodhimit kinez ishte shumë i vjetër, ndërsa defekti në sistemin e hidraulikës, e ka pamundësuar pilotin të mos e marrë dot lartësinë e duhur dhe të mos mund të katapultohej.
XS
SM
MD
LG