Ndërlidhjet

logo-print

ASTANA


Liderët e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura i dhanë mbështetje unanime luftës së Rusisë kundër terrorizmit.
Në samitin e 38-të në Kazakistan, presidentët nënshkruan një dokument për solidarizim të plotë me përpjekjet e Rusisë kundër terrorit, ndërsa presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev tha se bashkësia diskuton nëse duhet të formojë edhe një këshill të sigurisë.
"Jemi plotësisht të bindur se mizoritë që i pamë në Beslan, na japin të drejtë të plotë morale që të themi se njerëzit, të cilët po i luftojmë në Rusi, janë pjesë e terrroristëve ndërkombëtarë", tha presidenti i Rusisë Vladimir Putin.
Më parë, liderët e zgjodhën presidentin rus kryesues të radhës së Bashkësisë, e cila përbëhet nga të gjitha ish republikat sovjetike, përveç tre shteteve baltike.
XS
SM
MD
LG