Ndërlidhjet

STRASBOURG


Parlamenti Evropian e ka quajtur situatën në rajonin e Darfurit "gjenocid", dhe ka bërë thirrje për gjykimin e përgjegjësve.
Në rezolutën, ligjvënësit evropianë i bënë thirrje Sudanit t'i sjellë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për krime kundër njerëzimit, krime të luftës dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Darfur.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po përballen me kundërshtimet e Rusisë, Kinës dhe vendeve tjera mbi projekt rezolutën në Këshillin e Sigurimit, e cila Sudanit do t'i kërcënohej me sanksione.
Uashingtoni gjithashtu ka thënë se vrasja e afrikanëve zezakë nga milicitë proqeveritare arabe është gjenocid.
XS
SM
MD
LG