Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen dhe kryeministri Bajram Rexhepi sot kanë zhvilluar aktivitetet të ngjeshura në Bruksel.
Petersen është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hoop Scheffer dhe me Komisionerin e Jashtëm të BE-së, Chriss Patten.
Petersen është shprehur se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit vlen edhe për Kosovën.
Kreu i UNMIK-ut ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e Kosovës dhe decentralizimi nuk janë të lidhura, megjithëse ai e kupton se decentralizimi është një proces mjaft i rëndësishëm për serbët e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka thënë se institucionet e Kosovës janë të vendosura ta vazhdojnë rrugën drejt integrimeve evropiane.
XS
SM
MD
LG