Ndërlidhjet

BAGDAD


Një sulmues vetëvrasës me automjetin e tij është përplasur në makinën e policisë në qendër të Bagdadit, duke lënë të paktën 5 të vrarë.
Ministria e Shëndetësisë tha se janë plagosur të paktën 20 të tjerë.
Në Irakun qendror, aeroplanët luftarakë amerikanë i goditën strehimoret e dyshuara të militantëve në Fallujah, për të cilat besohet se shfrytëzoheshin nga grupi militant i Abu Musab al-Zarqawi, i cili dyshohet për ndërlidhje me rrjetin Al-Kaeda.
Ushtria vlerësoi se mund të jenë vrarë rreth 60 kryengritës, por zyrtarët e spitalit thanë se në mesin e të vrarëve ka edhe gra dhe fëmijë.
XS
SM
MD
LG