Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se marrja në mbrojtje e terroristëve mund të çojë në rritjen e terrorizmit.
Duke iu referuar thirrjeve të Perëndimit për dialog me kryengritësit çeçenë, ai i akuzoi vendet e perëndimit për "standarde të dyfishta" ndaj terroristëve, dhe i rikujtoi përpjekjet për "zbutjen" e Gjermanisë para Luftës së Dytë Botërore.
Lidhur me planet e Putinit për rritjen e kompetencave të Kremlinit, ish presidenti Boris Yeltsin e ka shfaqur bindjen se ato kanë mbështetje në kushtetutën ruse.
Ndërkaq, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev i ka kritikuar planet, duke thënë se sulmet e fundit janë pasojë e operacioneve ushtarake të Rusisë në Çeçeni. "Putini duhet të kërkojë zgjidhje politike", ka thënë Gorbatchev.
Kundër propozimit të Putinit për forcimin e pushtetit qendror u shpreh edhe Lideri i Unionit të Forcave të Djathta.
Boris Nemtsov tha se Putin i shfrytëzon sulmet terroriste si pretekst për ta konsoliduar pushtetin.
XS
SM
MD
LG