Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq i ka bërë thirrje shefit të UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen të insistojë në zbardhjen e ngjarjeve të dhunshme të marsit në Kosovë dhe ndëshkimin e fajtorëve, sepse në të kundërtën, mund të bëhet përgjegjës për largimin nga koncepti shumëetnik në Kosovë.
Në një letër të hapur drejtuar kreut të administratës ndërkombëtare, Tadiq gjithashtu vë në dukje se në Kosovë nuk shtrohet çështja e pjesëmarrjes apo jo të serbëve në zgjedhjet e 23 tetorit, por krijimi i kushteve për jetën e tyre normale atje.
"Çfarëdo vendimi për statusin përfundimtar politik të Kosovës, pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, do të ishte në kundërshtim me parimet e rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, dhe nuk do të kishte legjitimitet të plotë", shkruan mes tjerash Tadiq në letrën drejtuar kreut të UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen.
XS
SM
MD
LG