Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri i përkohshëm i Irakut Iyad Allawi dhe kryeministri britanik Tony Blair thanë se dy qeveritë po bashkëpunojnë ngushtë për lirimin e një britaniku dhe dy amerikanëve, që mbahen pengj në Irak.
Pas bisedimeve në Londër, Allawi tha se Iraku do t'i çojë përpara planet për zgjedhjet e përgjithshme, të caktuara në janar, përkundër dhunës në vend. Zgjedhjet demokratike do të jenë "goditja më e rëndë për terroristët dhe kryengritësit", tha Allawi, duke u bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që ta rritin praninë e tyre në Irak.
XS
SM
MD
LG