Ndërlidhjet

TEHERAN


Duke e quajtur të "paligjshme", Irani e hodhi poshtë kërkesën e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, që Teherani t'i pezullojë punimet në pasurimin e uraniumit.
"Lidhur me pezullimin e pasurimit të uraniumit, rezoluta kërkon nga ne që procesin ta pezullojmë menjëherë. Për momentin, Republika Islamike e Iranit nuk ka vendosur ta vazhdojë pezullimin", tha negociatori Hasan Rowhani, duke shtuar se Teherani nuk do t'i lejojë inspektorët e Kombeve të Bashkuara të bëjnë vizita të papritura në stabilimentet bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG