Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq i ka bërë thirrje shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen të insistojë në zbardhjen e ngjarjeve të dhunshme të marsit në Kosovë dhe ndëshkimin e fajtorëve, sepse në të kundërtën, shkruan zoti Tadiq, ai mund të bëhet përgjegjës për largimin nga koncepti shumë etnik në Kosovë. Në një letër të hapur drejtuar shefit të administratës ndërkombëtare në Kosovë, zoti Tadiq u shpreh se nuk shtrohet çështja e pjesëmarrjes apo jo të serbëve në zgjedhjet e 23 tetorit në Kosovë, por krijimi i kushteve për jetën e tyre normale atje. "Çfarëdo vendimi për statusin përfundimtar politik të Kosovës, pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, do të ishte në kundërshtim me parimet e rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, dhe nuk do të kishte legjitimitet të plotë", shkruan, pos tjerash, Boris Tadiq në letrën drejtuar kryeadministratorit të Kosovës, Soren Jessen-Petersen
XS
SM
MD
LG