Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në Serbi në orën 20:00 u mbyllën vendvotimet për zgjedhjet lokale dhe për kryetar të Komunave në katër qytete të mëdha, përfshirë këtu edhe Beogradin. Agjencitë e lajmeve raportojnë se, sipas të dhënave të fundit, dalja në votime ka qenë në një shkallë më të ulët se në zgjedhjet e kaluara. Është thënë se kjo do të jetë një garë e ngushtë ndërmjet përkrahësve të ish presidentit Sllobodan Millosheviq dhe reformistëve pro perëndimor. Pritet që rezultatet e para jozyrtare do të shpallën sonte më vonë.
XS
SM
MD
LG