Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri Britanik, Tony Blair tha se njerëzit në Irak, që po rrëmbejnë, po vrasin dhe po bëjnë akte të terrorizmit, e kundërshtojnë Irakun e ri. Këto komente zoti Blair i bëri në një konferencë të përbashkët për media me kryeminsitrin e Irakut, Iyad Allawi, pas takimit të tyre të sotëm në Londër.
Mëtutje Tony Blair tha:
-Iraku, të cilin kryeministri Allawi dhe kolegët e tij po prpiqen ta krijojnë, është ai që do të jetë stabil dhe demokratik, që respekton të drejtat e njeriut dhe barazinë e gjinive dhe të grupeve të ndryshme etnike. Ky është një Irak që ne dëshirojmë ta shohim.

Zoti Allawi, pos tjerash tha, se pavarësisht nga aktet e dhunës, zgjedhjet do të mbahen në janarin e vitit të ardhshëm. Në këtë aspekt, zoti Allawi tha:
-Definitivisht ne do ta respektojmë orarin e planifikuar që zgjedhjet ti mbajmë në janar. Ne jemi të përkushtuar që demokracia të mbizotëroj.
XS
SM
MD
LG