Ndërlidhjet

PEKIN


Presidenti i Kinës, Hu Jintao, 61 vjeçar, e ka marrë edhe postin më të lartë në ushtrinë kineze. Në këtë mënyrë u kompletua transferi i parë i autoritetit në Kinë në mënyrë paqësore në periudhën e qeverisjes komuniste. Në një kumtesë nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës, që ka 198 anëtarë, u tha se ky veprim u bë në mënyrë që "partia të ketë udhëheqje absolute ndaj ushtrisë". Në këtë kumtesë u lavdërua dorëheqja e ish presidentit, Jiang Zemin, 78 vjeçar, që e mbante postin më të lartë në ushtri, megjithqë në vitin 2003, Hu Jintao ishte zgjedhur president i Kinës.
XS
SM
MD
LG