Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri i përkohshëm irakin, Ijad Allaui, premtoi se zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen në janar, pavarësisht intensifikimit të dhunës në dy javët e fundit.
Pas bisedimeve që zhvilloi me kryeministrin britanik, Tony Blair në Londër, Allaui tha se Kombet e Bashkuara duhet të ndihmojnë për të siguruar që zgjedhjet të jenë të suksesshme. Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, paralajmëroi se në Irak nuk mund të zhvillohen zgjedhje të besueshme, nëse atje nuk përmirësohet gjendja e sigurisë.
XS
SM
MD
LG