Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Kandidati demokrat për president John Kerry i denoncoi politikat e presidentit George Bush në Irak, duke i quajtur "dështime kolosale të gjykimit". Duke folur në Nju Jork, Kerry tha se presidenti Bush u fut në luftë nga zgjedhja e jo nga domosdoshmëria. Ai tha se Iraku i Sadam Hyseinit nuk paraqiste kërcënim imediat për Shtetet e Bashkuara.
Në sulmin e tij më të ashpër deri më tani kundër luftës në Irak, Kerry bëri thirrje për debatimin e kësaj çështjeje në nivel kombëtar. Ai gjithashtu e ripërsëriti shpresën për zëvendësimin e ushtarëve amerikanë në Irak me ushtarë të tjerë ndërkombëtarë dhe me forcat irakiene të sigurisë.
"Lufta në Irak e ka shmangur Amerikën nga betejat më të rëndësishme si lufta ndaj Osama Bin Ladenit apo terroristëve të tjerë", vlerësoi senatori Kerry.
" Iraku ishte diverzion i vërtet nga ajo luftë dhe nga armiku ynë më i madh Osama Bin Laden dhe terroristët e tjerë. Invadimi në Irak ka krijuar krizë të përmasave historike, dhe nëse ne nuk e ndryshojmë kursin ka gjasa që të mos shihet përfundimi i kësaj lufte",tha Kerry për të shtuar se Bushi nuk i ka treguar të vërtetën popullit amerikan rreth çështjeve të sigurisë kombëtare.
XS
SM
MD
LG