Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zëdhënësi i Komisionit Evropian Jean Christofe Filori deklaroi se ky komision do t'ju rekomandojë liderëve të Bashkimit Evropian të kundërshtojnë hapjen e bisedimeve me Turqinë nësë ajo dështon të ndryshojë kodin penal. Filori tha në Bruksel se "Turqia deri më 6 tetor duhet të miratojë kodin e ri penal, në të kundërtën bisedimet për anëtarsimin e saj në familjen evropiane nuk do të hapen".
"Ky komision do ta qartësojë se negociatat për hyrje në Bashkimin Evropian nuk mund të fillojnë nëse kodi i ri penal në Turqi nuk ndryshohet deri më 6 tetor", tha Filori.
Është paraparë që më 6 tetor Komisioni Evropian të lëshojë një raport vendimtarë rreth kërkesës së Turqisë për anëtarsim në Bashkimi Evropian.
XS
SM
MD
LG